SPAK nxjerr bllof Berishën: Pandeli Majko nuk është nën hetim, asnjëri nuk ka sjell kallzim

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka deklaruar se Pandeli Majko nuk është nën hetim pas akuzave të kreut të PD-së, Sali Berisha se deputeti i Partisë Socialiste ka rënë në përgjimet e SHISH.

SPAK ka deklaruar se nuk rezulton asnjë material kallëzues apo procedim penal në ngarkim të Pandeli Majkos.

“Pas verifikimeve të kryera në Regjistrin e Kallëzimeve Penale dhe Regjistrin e Protokollit në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk rezulton asnjë material kallëzues apo procedim penal në ngarkim të shtetasit Pandeli Majko”, shprehet SPAK.

Latest articles

Related articles