Erion Veliaj ka propozuar shpalljen “Qytetarë Nderi” të Tiranës për Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin, në shenjë mirënjohjeje dhe vlerësimi për kontributin e tyre historik në lirinë e Kosovës.
Veliaj u ka bërë thirrje edhe bashkive të tjera në Shqipëri të ndërmarrin të njëjtën nismë.
Propozimi i Veliajt vjen pasi 4 ish-liderët e UÇK u dënuan me 81 vite burg nga Gjykata Speciale e Hagës.



