Janë identifikuar dhe zbardhur emrat e 5 personave të shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit të cilët u akuzuan ditën e djeshme nga 20-vjeçarja Sajma Qordja se e kishin mbyllur në banesë dhe e kishin dhunuar.
Telefonata e të resë alarmoi autoritete dhe forcat RENEA që përmes një aksioni, si në filma u futën me litar nga dritarja në apartamentin, ku rezultoi se 20-vjeçarja ishte vetëm.
Gazetarja Anila Hoxha raporton se shtetasit Skerdi Sina, Ogert Alia, Joni Sadikaj, Arnold Jaho dhe Anduel Alia, të moshës nga nga 26-vjeç deri në 40 vjeç ishin personat që kaluan natën në apartamentin e marrë me qira ku u gjet dhe Sajma Qordja.
Gjithashtu mësohet se janë marrë në pyetje tre vajzat midis tyre edhe Sajma Qordja, ku kanë dëshmuar se në apartament ishin mbledhur për të festuar.
Midis të rinjve që kanë festuar ka qenë dhe një avokate e cila ka treguar detaje mbi festën ku u përdor alkool si dhe kokainë.
“Shoqja humbi vetëdijen nga alkooli”, mësohet se ka thënë avokatja në dëshminë e saj.
Por ngjarja vazhdon të mbetet mister, pasi vetë e reja që bëri telefonatën në polici dëshmoi se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mbajtur të mbyllur të renë në apartamentin të cilin kishin marrë me qira.
Gjithashtu, ishte marrë me qira ditore apartamenti përballë në të cilin shërbimet e Policisë, gjetën gjatë kontrollit, 2 armë zjarri, municion luftarak dhe sende të tjera personale që do t’i shërbejnë hetimit.
Teksa policia po punon për gjetjen dhe arrestimin e këtyre shtetasve, Sajma Qordja ka thënë para hetuesve se nuk është dhunuar.
DEL FOTO/ Ky është i dashuri i Sajma Qordjas, e shkuara kriminale e 26-vjeçarit
Çfarë ndodhi dje në Astir
Sajma Qordja alarmoi policinë duke deklaruar se ishte dhunuar nga disa persona dhe u mbyll në banesën në katin e 8-të duke mos pranuar të hapte derën. U desh ndërhyrja e forcave RENEA që hynë nga tarraca për të nxjerrë vajzën nga banesa e cila më pas u shoqërua në spital.
Vajza ishte në shoqërinë e disa presonave të tjerë, të cilët prej mbrëmjes së të mërkurës ndodheshin në dy apartamente në katin e 8 të pallatit ku i kishin marrë me qira AIRBNB ngjitur me njëri-tjetrin.
Apartamentet ishin marrë me qira nga një djalë me të cilin ishte në një lidhje 21-vjeçarja Sajma Qordja. Të rinjtë e kanë kaluar natën e së mërkurës deri në mesditën e së enjtes te të dy apartamentet, ku dyshohet se kanë konsumuar edhe kokainë.
Mesditën e së entjes, të rinjtë kanë zbritur poshtë pallatit për të konsumuar kafe, ndërsa Sajma Qordjan e kanë lënë në dhomë në gjumë. Kur ajo është zgjuar nga gjumi, ka parë dy armët e zjarrit pistoleta dhe jelekun antiplumb dhe më pas ka filluar të shfaqë paranoja duke bërtitur e frikësuar, ulërima që janë dëgjuar edhe nga banorët në pallat.
Më pas ajo ka telefonuar familjen e saj, nënën, duke i thënë se ndjehet e rrezikuar dhe e frikësuar dhe se gjatë gjithë natës është dhunuar nga disa persona dhe po mbahej peng. Kanë qenë familjarët e saj që më pas kanë lajmëruar policinë duke i thënë se vajza e tyre është rrëmbyer nga disa persona që kanë edhe armë dhe që e kanë dhunuar.
Fillimisht pas telefonatës së familjarëve të 21-vjeçares, në katin e tetë pranë apartamentit kanë shkuar dy efektivë të forcave të rendit, por vajza, e cila herë pas here bërtiste e frikësuar duke shfaqur paranoja, nuk u ka hapur derën. Më pas edhe familjarët e saj kanë shkuar aty për ta bindur. Ka qenë i ati, i cili ka komunikuar me video-call me të bijën pas derës ku ndodhej bashkë me policinë, por vajza sërish nuk ka hapur derën.
Më pas efektivët e rendit kanë lajmëruar FNSH dhe forcat RENEA, të cilët u futën në apartament nga dritarja duke zbritur nga taraca e pallatit. Ndërkohë personat e tjerë, në momentin e parë që kanë konstatuar që në katin e 8 pranë apartamenteve që kishin marrë me qira u ngjitën dy efektivë të forcave të rendit, janë larguar