Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan sot sanksione kundër kreut të kabinetit të kryeministrit hungarez Viktor Orban për përfshirjen e tij të dyshuar në korrupsion.
“Antal Rogan, një ministër që mbikëqyr shërbimet e inteligjencës dhe komunikimin qeveritar të vendit, ka skema të orkestruara të dizajnuara për të kontrolluar disa sektorë strategjikë të ekonomisë hungareze dhe për të devijuar të ardhurat nga ata sektorë tek ai dhe për të shpërblyer besnikët nga partia e tij politike”, tha Departamenti amerikan i Thesarit në një deklaratë.
“Ky korrupsion sistemik që përfaqëson Antal Rogan po ndikon në vendimmarrjen e Hungarisë për çështje që ndikojnë në sigurinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve tanë”, tha ambasadori i SHBA-së në Hungari, David Pressman në një konferencë për shtyp.
Ai vuri në dukje se përpjekjet private dhe publike për të angazhuar qeverinë hungareze për këtë çështje kanë qenë të pasuksesshme.
“Aktiviteti i Rogan është emblematik i klimës më të gjerë të mosndëshkimit në Hungari, ku elementët kryesorë të shtetit janë kapur nga oligarkët dhe aktorët jodemokratikë”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Matthew Miller.
Marrëdhëniet SHBA-Hungari janë bërë të ftohta vitet e fundit.
Por Orban shpreson se kthimi në detyrë i presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, do të normalizojë marrëdhëniet midis aleatëve të NATO-s.