Ditën e djeshme ishte dita e Sali Berishës të shkonte në SPAK, ku me qindra mbështetës ishin pas tij, pikërisht për një masë ‘detyrim paraqitje’ ndaj tij.
Kreu demokrat hodhi akuza të shumta ndaj Prokurorisë së Posacme dhe kreut të saj Dumani.
Berisha akuzoi SPAK-un se ka mbyllur dosje korrupsioni dhe krimi elektoral por edhe se ka fshehur komunikime të aplikacionit “Sky ECC” të Taulant Ballës me premtime ndaj bandës së Elbasanit për vota në këmbim të arrestimit të kundërshtarëve.
SPAK-u nuk i ka mohuar këto akuza dhe as ka përgënjeshtuar provat e zotit Berisha.
I ftuar në emisionin “Ora e Betit”, në “Ora News”, për të folur për këtë temë, ishte gazetari Lavdrim Lita i cili u shpreh se:
“Kjo është një problem shumë i madh për opozitën sepse gjithë përqëndrimi artelerisë së rëndë mediatike, politike, deputet, zyrtarë të lartë, mbi drejtësinë, mbi SPAK-un, do të thotë që zhvendos vëmendjen nga hallet dhe problemet e mëdha të qytetarëve dhe sidomos kur ne jemi 4 muaj larg ditës së votimit. 4 vite më parë po të ishim në të njëjtat momente, do të kishte vazhduar jeta politike me shpalosje programesh, alternativash, me figura të reja politike që dilnin në skenë për të marr elektoral. Sot kemi disa personazhe që e kanë marr partinë zvarr për t’u mbrojtur kundrejt akuzave të një institucioni që është SPAk-u. Askush nuk interesohet për qytetarët.”