Të gjithë partitë premtojnë rritje rrogash dhe pensionesh, por askush nuk lufton për uljen e çmimeve

nga Endri Tafani

Të gjithë partitë politike premtojnë rritje rrogash dhe pensionesh, por askush nuk lufton për uljen e çmimeve kur në fakt ajo është sfida e vërtetë. Kjo sepse këto parti harrojnë apo bëjnë sikur harrojnë një fakt të thjeshtë. Çmimet në Shqipëri janë sa në Europë, pra dhe rrogat dhe pensionet për të jetuar duhet të jenë sa në Europë. A jemi ne në nivelin e ekonomisë gjermane, britanike franceze, holandeze etj që të kemi rroga dhe pensione sa një gjerman, britanik francez apo hollandez? Është mëse e qartë që jo. Atëherë pse luftohet politikisht për to? Thjesht për çështje populizmi afatshkurtër. Për të krijuar një barrë fiskale dhe shpenzimesh që do na çojë në një skenar grek të falimentimit të shtetit.

Duhet luftuar si mund të ulim çmimet.
Çmimet mund të ulen me rritjen e produktivitetit dhe luftën ndaj monopoleve. Dy shembuj të thjeshtë. Për teknologjinë kemi rastin e Izraelit ka sipërfaqe toke shumë herë më të vogël sesa Shqipëria por ka prodhim bujqësor shumë herë më të madh. Një gjë të tillë mund ta bëjmë dhe ne.
Per monopolet kemi shembullin e tregtisë ushqimore në Shqipëri. Si shpjegohet që fshatarëve shqiptare u merret gruri me 27 lek/kg dhe buka shitet me 200 lek/kg? Për të mos përmendur prodhimin bujqësor vendas që ngel hedhur kanaleve të rrugëve. Ka plot shembuj e mund të vritet mendja si të bëhet më mirë por thelbi është po i njëjti.
Ne duhet ta bëjmë ekonominë si Gjermania që të kemi rrogat si Gjermania dhe jo të rrisim rrogat sa të një gjermani, me shpresën që ekonomia të bëhet si ajo e Gjermanisë.

Latest articles

Related articles