Java e parë e Janarit nis me askion për socialistët. Kryeministri, njëherazi kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama do të zhvillojë ditën e nesërme një takim me kryesinë e kësaj force politike.
Takimi pritet të zhvillohet në orën 8:30 në selinë qëndrore të Partisë Socialiste.
Mësohet se në fokus të diskutimeve pritet të jetë mobilizimi i strukturave për zgjedhjet e 11 majit.
Fill pas takimit me kryesinë do të zhvillohet një tjetër mbledhje nga kryeministri Rama me “Bordin e Diasporës”, ku të pranishëm janë drejtuesit e qarqeve dhe kryetarët e bashkive.