Shkodra u zgjua mëngjesin e sotëm nga një vrasje me armë zjarri në fshatin Dragoç. Viktima 33-vjeçari Ramazan Mataj u gjet i pajetë brenda makinës nga banorët e zonës.
Babai i viktimës, Fatmir Mataj u shpreh se nuk e di arsyen e vrasjes dhe se djali i tij nuk ka patur asnjë problem apo konflikt me persona të tjerë.
“Në orën 22:00 kam folur për herë të fundit me djalin dhe nuk më shprehu asnjë shqetësim. Jemi të tronditur dhe kërkojmë të zbardhet ngjarja” tha ai.
Nga pamjet duket qartë se makina e Matajt është qëlluar disa herë me breshëri plumbash. Shenjat janë të qarta në derën e shoferit duke i marrë jetën në vend.