“Do të q* motrën”/ Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve në Itali, njërin e përplasin me makinë (video)

Një sherr i dhunshëm është shënuar në Milano të Italisë, mes disa shqiptarëve.

Nuk dihet shkaku që ka çuar në atë përplasje, por pamjet tregojnë një një përplasje të dhunshme, ku nuk mungojnë edhe sendet e forta si karrige dhe tavolina.

Në videon e mëposhtme shihet një makinë në lëvizje dhe disa persona rreth asaj që godasin mjetin me sende të forta. Në një monomet shoferi përplas dy persona.

Shqiptarët dëgjohen duke sharë në shqip, shoferin e makinës, i cili nuk dihet nëse është shqiptarë.

“Do të q* motrën, do të q* robt, do t’i thyej krejt”, dëgjohen duke thënë shqiptarët.

Shoferi ka arritur që të largohet nga vendngjarja, ndërsa nuk dihet nëse ka pasur të lënduar apo arrestime pas këtij konflikti.

Latest articles

Related articles