Vendimi i Lulzim Bashës si kreu i PD për të pezulluar Sali Berishën si deputet i grupit parlamentar në 9 shtator 20121 duket se ka qenë 100 % i drejtë. Sali Berisha po e përdor PD si mburojë personale për tju shmangur drejtësisë dhe politizuar jetën politike. Qytetari ka dalë tërësisht jashtë loje. Berisha dhe kërcimtarët e natyralizuar tropojanë në haremin e PD flasim gjithë ditën për çështjen e Berishës dhe asgjë tjetër. Bota në ekziston. Gjithçka kalon në plan të dytë. Jeta e qytetarëve për këtë soj valltarësh nuk ekziston fare në tefter. Kanë të hanë apo të punojnë sduan tja dinë. Sulmojnë prokurorë dhe gjyqtarë me një poshtërsi servilësh. Jetojnë për firmën e Berishës në listën për deputetë. Nuk punojnë për fitore dhe rotacion pushteti. Nuk veprojnë në interes të qytetarëve votues. Gjallojnë si parazitë në trupin e një njeriu të plakur keq.
Megjithatë Lulzim Basha kishte të drejtë për vendim si kryetar i PD për të mbajtur partinë në krahun euroatlantik. Ai është i vetmi që vendosi interesin e 620 mijë votuesve përpara interesit të tij personal. Ndonëse nuk mund të fitohej pushteti me këtë soj deputetësh valltarë e dallaveraxhinj. Intrigantë e hamzakastriotë që punojnë për epshin e tyre. Këtë gjë e dinte Sali Berisha që i ftoi një e nga një në vathën e tij. Sot kori flet kundët drejtësisë, kundër Amerikës, kundër Britanisë siç e do Edi Rama.
Çfarë do Edi Rama? Që të flitet gjithë ditën për Berishën dhe jo bilancin e tij 12 vjeçar; që të mbrohen korrupsioni i Berishës sepse kështu mbrohet korrupsioni i njerëzve të tij. Siç do Edi Rama jepen lejet e ndërtimit për Ilir Beshirin dhe Shkëlqim Shtufin e Xenit për malet betoni në Tiranë. Janë njësoj thonë njerëzit.
Qytetarët janë apsaq. Zëri i tyre nuk dëgjon sepse zhurmaxhijtë janë kudo: Baraba Berisha, Baraba Berisha! Të lirohet Baraba. Të lirohet Berisha.



