“Erion Veliaj mund të arratiset në Zvicër këto ditë!”

Ish-deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, është shprehur se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, mund të arratiset në Zvicër.

Komentet Këlliçi i bëri në emisionin ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN, ku tha se SPAK duhet të kishte vendosur masë sigurie për kryebashkiakun, pasi ka rrezik që ai të prishë provat, ose të arratiset.

Ai gjithashtu hoqi edhe një paralele të Veliajt me masat e SPAK ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, duke thënë se Prokuroria e Posaçme nuk po ndjek të njëjtin standard.

“Ti çon kryetarin e opozitës, për një vepër të dyshuar para 20 vitesh detyrim paraqitje, e mban edhe 330 ditë në arrest shtëpie se mos prish provat, ndërkohë lë një delinkuent si kryetari i Bashkisë Tiranë, e lë në zyrë për të shkuar e për të prishur provat.

Do të të jap një lajm ekskluziv? Çfarë do të thotë SPAK nëse ditët në vijim do të arratiset në Shqipëria kreu i Bashkisë Tiranë, jo në Amerikë, por në Zvicër. Ja po j’ua them juve. Le të themi se unë po e shtroj këtë pyetje si hipotetike, do e shohim në 2 javët e ardhshme sesi do të rrjedhin ngjarjet”, tha Këlliçi

Latest articles

Related articles