Ish-Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton, filantropi demokrat George Soros, si dhe aktori dhe regjizori Denzel Washington morën të shtunën medaljen më të lartë civile në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti Joe Biden u dha Medaljen Presidenciale të Lirisë 19 personaliteteve të politikës, sporteve, industrisë së argëtimit, grupeve të të drejtave civile, aktivistëve për të drejtat e komunitetit LGBTQ+ dhe të shkencave.
Shtëpia e Bardhë tha se të dekoruarit kanë dhënë “kontribut shembullor për begatinë, vlerat dhe sigurinë e Shteteve të Bashkuara, paqen ndërkombëtare dhe përpjekje të tjera domethënëse shoqërore, publike dhe private”. / VOA