Nëse nuk mësojmë ta duam vendin tonë, nuk do të “behemi” asnjëherë…-Denada Jushi

Vitin e ri e kalova në Kosovë, kam udhëtuar në Deçan, Gjakovë, Pejë e kam mbërritur në bjeshket e nalta të Rugovës…
Perpos habisë për një mrekulli natyrore, në fakt ajo që më suprizoi, ishte, që në 1450 metra mbi nivelin e detit, gjen pafund të rinj.
Të rinj që sëbashku me baballarët kanë ndërtuar biznese familjare, vila apo hotele, e që kujdesen personalisht për to.
Demiri ka përfunduar studimet e larta në informatikë, ama, përmes Tik Tok e platformave të tjera, ka bërë që biznesin e të atit dhe xhaxhallarëve ti kthejë në destinacione të preferuara për pushimet e dimrit.
E gjej midis viletave, duke mbushur Jakuzin, pastruar rrugën nga debora e duke bërë gjithçka gati për miqtë që do të vijnë në mbrëmje.
Në Kosovë, çdo pushues, vizitor apo turist quhet mik ose mysafir, duke i trajtuar jo si një burim i të ardhurave por si miq që kanë zgjedhur të vijnë në shtëpizat e tyre.
-A mendon të jetosh jashtë? -E pyes
-Jo! Unë kam lindur në Hollandë, por babi u kthye dhe unë kam vendos të jetoj ketu.


Pak metra me tutje gjendet restoranti “Guri i kuq” i gjithë stafi janë djem të rinj që të presin buzqeshur.
Genci është njeri nga djemtë e familjes që ka vendosur të jetë jo vetëm menaxheri i biznesit por edhe kryekamarier, ai personalisht pret çdo mysafir, nuk harron asnjëherë të pyes nëse çdo gjë ishte në rregull!
Vëllai i tij, i është bashkuar ekipit të kuzhinës, e të tjerët në krye të viletave.
Të gjithë sebashku, pa asnjë gardh që ndan tokën e vëllait me vëlla, por në ekip për të ngritur sa më lart investimin e familjes.

Mënyra se si sillen me miqtë që vizitojnë Rugovën është e mrekullueshme, gjithnjë të gatshëm për ndihmë. Të papërtueshëm, krenarë për çdo pëllëmbë tokë.
“E duam vendin, tokën, mbajmë gjedhë, e gjithçka mundemi, baballarët kanë luftu për çdo centimetër të kesaj toke…”

Është e pamundur mos mendosh, se si pak km me tutje në Shqipërinë tonë, i madh e i vogël rritemi me mendimin si t’ja hedhim gjithkujt, si të përfitojmë, vrasim njëri tjetrin për gardhe, shkopinj e gjithfarë gjëje pa vlerë.
Sepse ne nuk e duam vendin tonë!
As nuk e vlerësojmë!
Mendojmë vetëm si ta zhvasim, vjedhim, shkatërrojmë e të përfitojmë ndonje thele që smjafton për asgjë…
Kjo mendesi na është mësuar, mjaft mos të jetë tek pragu ynë, nuk na duhet!
Nga na vjen?
Nga e shkuara?!
Duam të shohim tjetrin keq, por nuk mendojmë si të behemi ne mirë!
Kjo na vjen nga politika e deri tek familja! Kjo na sjell tek përhumbja – “ky vend s’behet”.
Duhet të shërohemi nga ligësia e të mbjellim respekt dhe dashuri për tjetrin, për komshiun për të afermin, për shoqërinë dhe vendin tonë, nëse vertetë duam një ditë të shohim zhvillim dhe progres.
Po pyetja që mbetet është;
A duam të “behemi” në të vertetë?

Latest articles

Related articles