Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Apelit të Gjykatës së Posaçme, e cila i caktoi sot masën e sigurisë detyrim paraqitje, pas ankimimit nga ana e SPAK.
Berisha ndau mendimin se ky vendim është marrë pa asnjë bazë ligjore, ndërsa e ka cilësuar si “pilulë elektorale për të pashpresin Edi Rama” mes të tjerash.
Gjithashtu ai ka deklaruar se vendimin do ta respektojë duke shtoi se tashmë çështjen e ka dërguar edhe në gjykatën e Strasburgut.
Me një llaf, ai ka kuptuar se refuzimi herën e parë për t’u mos u paraqitur i shkaktoi 333 ditë arrest shtëpie dhe kësaj radhe nuk mendohet dy herë. Berisha është viktimë e mendjemadhësinë së tij prej një njeriu të plakur keq që shfaq dukshëm demencën me sjellje fëmijërore.
Nga pikëpamja politike, mosbindja civile, aksioni i tij politik është varrosur duke e shtruar qafën si bualli në karron e ligjit.