Politikanët kanë për qëllim pushtetin e kësisoj incentiva është që njerëzve t’u thuhet atë qe ata duan të dëgjojnë. Populli ka kohë që e ka ndarë mendjen: fajet e shqiptarëve i kanë politikanët. Ata e vjedhin dhe e plackisin këtë popull. Populli vetë nuk vjedh; është i bekuar nga zoti me pasuritë natyrore me përrallore të Europës dhe ka gjykim të shenjtë e të paprekshëm. E pra sovrani nuk gabon. Për këdo që i merr këto fjalë literalisht, mbetet të thuhet që fabrikën sociale nuk e kupton mirë. Për këdo që kupton se këto fjalë janë me prapavijë ironike, vlen të thuhet që problemet e Shqipërisë i kuptojmë njëlloj.
Premtime ekonomike alla “qiqrrat në hell’ kanë kohë që kërcasin si në harados në tregun e parapolitikës shqiptare. “Do rrisim rrogat, pensionet e do ulim taksat”, kanë kohë që uleriten nga udhëheqës partish dhe vasalët që i ndjekin nga pas. Për këtë arsye, ekonomia e tregut shqiptare, nëse mund të quhet e tillë, ka qenë e dobët dhe nuk ka prodhuar mirëqënie mjaftueshëm për shqiptarët. Kjo sepse shumica e njerëzve kanë ngelur me mendësi në komunizëm: ‘shteti të na gjejë bukë, punë madje të na gjejë dhe kazmën e lopatën’. Për ne libertarianët, ky model ekonomik nuk ka si të prodhojë mirëqënie e jo më kot ka varfëruar dhe shkatërruar kombe. Në Shqipëri, ekonomia e tregut ka penetruar që në vitin 1991, por tradita komunistee njerëzisë dhe mungesa e edukimit financiar ka bërë qënjë pjesëe madhe e shqiptarëve të mbeten jashtë rrethit të përfitimit tësëmirave që kapitalizmi ka krijuar. Kësisoj, politikanët tanë i bien shkurt dhe në vend që të ndërgjegjësojnë popullin seekonomia e tregut nuk ia ka për borxh askujt të mirat publike e private, premtojnë asistencializmin dhe shtetin social, si indulgjenca ekonomike në këmbim të votës 1 herë në 4 vite.
Duke ndjekur shembullin e një tezge marksiste të hapur së fundmi në agorën politike të Tiranës, partitëe tjera opozitare, të reja e të vjetra, duke njohur ‘sovranin’, premtojnë taksimin e pasurisë në norma të larta si dhe luftën ndaj “oligarkisë” për të rishpërndarë sa më shumë e sa më mirë. Sigurisht që problemet ekonomike të Shqipërisë nuk kanë të bejnë me rishpërndarjen por me ekonominë e vogël që duhet tëçlirojë kapitalin për t’u rritur e për të krijuar mirëqënie për të gjithë. Kjo nuk do të thotë që vjedhjet masive nuk duhet ndalur dhe që pagat e pensionet nuk duhen rritur, por qëmodeli ekonomikështë akoma dhe mëI rëndësishëm. Modeli ekonomik ku një pjesë e shoqërisë prodhojnë e janë produktivë për t’u urryer nga ‘klasa punëtore’ qënga ana vetë mendon se shteti I detyrohetparatë e dikujt tjetër, është imoral si dhe pragmatikisht i gabuar. Nga ana tjetër, ekonomitë që funksionojnë janë ato ku qytetari është i pajisur me kredon morale që i thotë se individi dhe jo shteti është përgjegjës për ekonominë e tij. Deomos varfëria e atij individi, nuk mund të justifikohet me dështimin e shtetit por me dështimin e individit për të krijuar mirëqënie në një ekonomi e shoqëri qëia jep mundësitë. Problemi me Shqipërinë, është që ekonomia është kapur nga shteti patronazhist dhe një grup duarsh me lidhje akulte me pushtetin. Është pikërisht korrupsioni kapilar dhe kapja e ekonomisë që I pamundësojnë këto mundësi të barabarta për shoqërinë shqiptare. Sidoqoftë, vlen gjithashtu të thuhet se edhe nëse mundësitë do ishin të barabarta, është vështirë të deduktosh se shqiptarët do ishin më të pasur apo mëproduktiv. Kjo sepse historikisht shqiptarët kanë qenë kombi ekonomisht e kulturalisht më I prapambetur I Ballkanit. Mungesa e shpirtit sipermarrës kombinuar me mungesën e deshirës për ndërtim institucionesh, do pengonte çdo lloj përparimi të dukshëm ekonomik të shqiptarëve. Vlen te thuhet pra se pa reformuar koshiencën dhe shpirtin e njerëzve nuk do kemi kurrë dot një ekonomi ku secili është I aftë të krijojë e prodhojë për veten e tij pa pretenduar rishpërndarje e kolektivizim jo-vullnetar nga produktivët dhe të pasurit në shoqëri.
Problemet ekonomike të shqiptarëve nuk duhen injoruar. Varfëria, papunësia e korrupsioni janë fenomene të cilave u duhet shpallur luftë, por që lufta të fitohet duhet medoemos të identifikohet problemi. Varfëria ekonomike e shqiptarëve nuk buron nga oligarkët, politikanët apo mungesa e shtetit social. Varfëria ekonomike e shqiptarëve buron nga mungesa e edukimit financiar dhe shpirtit sipërmarrës. Nëse klasa politike vijon tëjapë ‘zgjidhje” neo-socialiste e kolektiviste për probleme të krijuara nga mentaliteti socialist e kolektivist, do vijojmë të ngelemi njëlloj: një shoqëri ku frika dhe turpi dominojnë mbi shpresën, ku I zoti dhe I arriri djallëzohet, ku intelektuali margjinalizohet dhe ku krimineli, halabaku, I pagdhenduri e I korruptuari rrojnë si ‘zotër’. T’i lëmë qiqrrat në hell e të themi të vertetën!



