Sherr me burrin në shtëpi, gruaja hidhet nga ballkoni në Tiranë! (Policia arreston bashkëshortin).

spot_img
Advertisements

Policia e kryeqytetit ka arrestuar një 52-vjeçar pasi ditën e djeshme është konfliktuar me bashkëshorten e tij për motive të dobëta.

Pas sherrit, gruaja 43 vjeçe është hedhur nga ballkoni shtëpisë dhe për pasojë është dëmtuar. Ajo u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Vr*sja e të moshuarit, 39-vjeçari pranon krimin: U përleshëm për rreth 1 orë, e godita disa herë me thikë, më pas me çekiç!

Njoftimi i policisë:

U arrestua L. N., 52 vjeç, pasi ditën e djeshme, në banesë, është konfliktuar verbalisht për motive të dobëta, me bashkëshorten e tij, shtetasen Xh. N., 43 vjeçe, e cila pas konfliktit është hedhur nga ballkoni i banesës dhe për pasojë është dëmtuar.

Aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

spot_img

Latest articles

Related articles