Në ditën e fundit të vitit, qeveria ka hapur thesin e koncesioneve rrugore. Pronarit të rrugës Thumanë-Kashar, i është dhuruar edhe një tjetër segment rrugor, ai Thumanë-Milot. Një autostradë e ndërtuar, me katër korsi 2 x 2 që ka nevojë vetëm për një riparim. Qeveria ia ka dhënë me konçension “ndërtim, operim, mirëmbajtje..” një grupi prej 3 kompanish, kryesur nga “Gener 2”, me vlerë 44.6 milion Euro, për 13 km. Kjo rrugë është e ndërtuar me fondet publike, por shqiptarët do të paguajnë për 35 vjet kalimin në të.
Të njëjtës kompani i është dhënë edhe statusi i veçantë “investitor në strukturë akomoduese me 5 yje, status special”, për ndërtimin e një rezorti në zonën mes Ranës së Hedhur dhe Velipojës.
Në të njëjtën mbledhje u miratua edhe kontrata koncesionare për ndërtimin e dy segmenteve të tjera, pjesë e të quajturës Korridori Blu. Kashar-Pezë-Lekaj, ky segment, me gjatësi 26.6 kilometra ka kosto 474,8 milionë Euro, afërisht 18 mln Euro/km. Ajo do të ndërtohet nga një grup kompanish kryesuar nga “Gjoka Konstruksion”, koncensionari i rrugës së Arbërit.
Po në të njëjtën mbledhje u miratua kontrata koncesionare për segmentin Lekaj – Fier, me gjatësi 46 km segmenti do të kushtojë 320 milionë euro. Kjo rrugë do të ndërtohet nga bashkimi i disa kompanive, kryesuar nga “Fusha sh.p.k”.
Koncensionet kanë një afat prej 35 vjetësh, pra deri në vitin 2060 !
Kalimi në të gjithë autostradën e quajtur Korridori Blu, do të jetë me pagesë nga Balldreni në Lezhë e deri në Fier. Ku çdo segment është “titull pronësie” më vete dhe do të ketë traun e vet të pagesës. Tre kontratat koncesionare kapin një vlerë 1 miliardë Euro.
Pa konsideruar faktin se këto projekte gjigande, që kushtojnë mbi 1 miliard euro, miratohen një nate të ditës së fundit të vitit.
Te jemi te sinqerte: asnje meter rruge nuk eshte e demshme apo e tepert, pasi rruget jane zhvillim. Por ka ca pyetje qe lindin:
Përse është kaq urgjente miratimi i këtyre projekteve gjigande infrastrukture, kur ato kalojnë paralelisht apo mbi gjurmë rrugësh të ndëruara së fundmi dhe tërësisht të mjaftuershme për të përballuar fluksin e lëvizjeve? Nga Kavaja në Fier, autostrada është më shumë se e mirë.
Ndersa mbeten urgjence rruget Milot-Lezhe dhe unaza e Elbasanit, qe aktuakisht eshte ferri i trafikut rrugor.
Si është e mundur që shteti lëshon në duart privateve arteriet kryesore të komunikimit rrugor, për dekada me radhë? Dhe jane thuajse te njejtat kompani qe marrin konce siinet.
Përse shoqëria ngarkohet me një barrë të tillë financiare për dekadat e ardhëshme, duke e detyriar përdoruesit e rrugës të paguajnë taksat në çdo 15 km rrugë që do të bëjë?
Bregdeti, përmes ligjit të Investitorit Strategjik, po vazhdon çdo ditë ti dorëzohet interesave të kompanive ndërtimore, që po e shndërrojnë atë në lagje luksi dhe jo në shërbim të turizmit.
Ndërkohë, retorika politike që deh popullin natë e ditë nëpër ekrane televizionesh e rrjetesh sociale është mbërthyer nëse do të rriten pensionet me 500 apo me 100 lekë?
Retorika elektorale po mbytet në debate për uljen e taksave, rritjen e bonuseve, minimumin jetik, paga mesatare e të tjera dokrra të tilla.
Shqipëria ndërkohë po shitet me pjesë dhe po i dorëzohet një grushti njerëzish.
Qeveria i miraton, opozita hesht!
Dedati për alternativën e ardhëshme qeverisëse duhet të zhvillohet se kush mund ta çmontojë këtë mekanizëm oktapodian, ligjoro-administrativo-politik, për të çliruar ekonominë dhe konkurencën e lirë. Por duket se të gjitha alternativat e mbushin “zorrën” në të njëjtin burim, dhe gara elektorale zhvillohet e “ethshme” se kush do ua ngrejë më shumë pensionistëve.
Informacionet i jane referuar gazetës online Shqiptarja.com.