“Vallja e hallit”, SPAK dhe alternativa Basha!

nga Ermal Peci


Pas turpit që ndodhi në Kosovë në mbledhjen e dy parlamenteve ku kryeministrat bashkë me deputetët u sollën si kaposha dhe jo si elitë politike, ishte video e shpifur që deputetët e PS-së përqafoheshin e këndonin këngë: “Po ku ka si ty o Shqipëria ime”.
Këta që sollën kriminelët në parlament, këta që komandohen nga llumi, i cili është krimi që po na del në çdo përgjim të SKY ECC & Enco chat që vendos deputetë sipas preferencave të botës së krimit, këta që korrupsionin po e kthejnë në institucion tashmë në një propagandë të neveritshme këndojnë këngën emblematike të Shqipërisë. Për të mbuluar turpin e asaj sjellje në Kosovë përdorin mënyra si e si ta largojnë vëmendjen e shqiptarëve nga niveli para politik që tregojnë dhe babëzinë që e karakterizon këtë mazhorancë.
Por sikur mos të mjaftonte ajo video e shpifur propaganduese ditën e djeshme, Partia Demokratike e Sali Berishës që sa herë Rama ka nevojë për ta, si për të liruar të korruptuarit dhe si për të mbyllur listat, ata bëhen bashkë, ditën e djeshme publikuan një video ku mund ta shikonin të gjithë shqiptarët se cila është alternativa e tyre.
Në qoftë se PS e ka nivelin propagandues më të lartë se PD dhe për të mbuluar korrupsionin i këndojnë Shqipërisë, këta të PD-së duke qenë se kanë hallin e listave për deputetët, i këndojnë Sali Berishës dhe kërcejnë me këngët e tij. Në fakt sa herë shikoj video si ajo e deputetëve të PS dhe e ditës së djeshme ku deputetët e PD-së hidhnin valle dhe kërcenin me këngën dedikuar Sali Berishës më kujtohet “seksi i engjjve”. Rrethimi i Kostandinopojës tregon se çfarë ndodh me elitën drejtuese kur ata shkëputen nga realiteti ndërkohë trupat osmane kishin rrethuar Kostandinopojën teologët flisnin se çfarë seksi kishin engjëjt. Unë e kuptoj që ata aty 96% nuk janë as teologë as njerëz të mendimit, por janë njerëz të zgjedhur nga kryetarët e partive, të cilët nuk e dijnë se çfarë i pret. Në qoftë se Kostandinopoja ishte e rrethuar nga osmanët tashmë dy partitë më të mëdha dhe liderat e tyre Rama dhe Berisha janë të rrethuar nga SPAK dhe të shkëputur totalisht nga problemet ekonomike edhe sociale që ka vëndi jonë.
Në fakt të dy këto valle edhe parodi të shëmtuara të politikës shqiptare duan të zhvendosin vëmëndhen nga halli i vetëm që kanë, i cili e ka emrin SPAK. Thirrja e Gonzatos kundrejt SPAK që” keni bërë një punë shumë të mirë por mos flini mbi dafina” dhe mesazhi i Kazanov, i dërguari special i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor për zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK pritet të sjellë një stuhi në politikën shqiptare. Stuhi, e cila do të zhbëjë çdo valle e çdo këngë që përdoret nga hajdutët e politikës për të mbuluar gjullurdinë që kanë shkaktuar.
Në këtë “Pushtet Thashethemesh” të cilët vetëm sulmojnë SPAK dhe duan ta paraqesin një realitet politik ky janë dy aktor, Rama dhe Berisha, ka edhe një pokitikan i cili nuk ka lëvizur asnjë hap pas nga parimet e tij por po lufton edhe me alternativën e tij duke pasur pas tij një masë statike të cilët i besojnë tezave të tij politike.
Lulzim Basha është i vetmi politikan, i cili nik është dorëzuar, nuk është tërhequr nga beteja e tij edhe pse i ka të gjithë kundër, nga Rama-Berisha deri tek oligarkët dhe mediat. Por mbi të gjitha nuk ka hequr dorë nga parimet që sollën skizmën e mëdha brenda partisë më të madhe opozitare. Në fakt është i vetmi politikan i opozitës, i cili ka që para 1 viti një program politik, i ndërtuar nga ekspertët më të mirë shqiptarë se si mund “t’i mjekojë” plagët e sistemit shqiptar, të cilët rrjedhin gjak prej korrupsionit. Është i vetmi politikan, i cili kërkon që nëpërmjet amendamenteve që dorëzon në parlament dhe që rrëzohen nga Rama, fuqizimin e SPAK e BKH për të forcuar drejtësinë, por edhe për mos të pasur më të paprekshëm në këtë vend. Është i vetmi politikan që paralajmëroi bashkimin e Ramës me Berishën për të amnistuar të korruptuarit e dënuar nga SPAK e GJKKO si dhe marrëveshjen për kodin zgjedhor për listat e mbyllura.
Prandaj pavarësisht në hedhin valle, këndojnë, bëhen bashkë darkave për të ndarë tokën e pasirinë e shqiptarëve mes veti dhe ditën shpallen armiq të betuar; një gjë është e sigurt se askush nuk i shpëton dot nga ajo që i pret nga drejtësia.
Por SPAK nuk mund të lihet vetëm nga shoqëria, vetë shoqeria duhet të reagojmë duke votuar altetnativa dhe njerëz të cilët nuk i trëmben drejtësisë edhe kanë vullnetin politik për ta fuqëzuar drejtësinë, e për ta çliruar këtë sistem të kapur nga klasa e vjetër politike, oligarkike e kriminale.
Siç ka thënë Abraham Lincoln; “Mënyra më e mirë për ta parashikuar të ardhmen është ta krijojmë atë” një e ardhme e cila tashmë kërkon një fytyrë politike që të jetë njerëzore dhe qytetare.

Latest articles

Related articles