Xum Allushi është bërë një nga konkurrentët më të komentuar të këtij sezoni të katër të Big Brother Vip.Ai pak ditë më parë në një bashkëbisedim tha se kur kishte qenë në një lidhje ishte lënduar dhe zhgënjyer shumë dhe kjo e kishte bërë të pësonte një fazë depresioni.
“Me një gocë tjetër u ndava se ishte rritur në Amerikë, me kulturë tjetër, ishte princeshë e babit, ishte e llastuar. Më mërziti me një muhabet, i thashë me mirëkuptim dhe u ndamë në 2021. Pas dy javësh u njoha me një gocë. E ndjeja që 27 vjeç do të ndodhte diçka e keqe në jetën time. Njoha një gocë dhe me atë u puqa si puzzle.Ishte tipi im version femër, kemi bërë shumë gjëra me të. Kam ndenj 6 muaj 24/7. Nga nuk shkonim gjithë kohës. 5 muaj, me atë u dashurova. Ajo femër kishte 100 gjëra, 99 i kishte të këqija ajo femër. 1 gjë e kishte të mirë, unë ia dashuroja atë gjënë e mirë dhe ato 99 nuk ia shihja më ishim mbyllur sytë. Kjo është dashuria për mua. Unë nuk jam tip që kontrolloj shumë, të jap lirinë tënde, por jam qen që nuhas shumë. E nuhata gjënë, unë jam xheloz me shkak, jo pa shkak. I kap telefonin një natë, çfarë nuk pashë.I thashë ça është kjo, më meku fare. Ua, tha, mos jam në ëndërr, dhe ra prapë në gjumë. Ia tregova telefonin dhe ika. Ishte robi më i gabuar për mua, por më ka zhvilluar si karakter. Aty mora një zhgënjim shumë të madh, kapa një fazë depresioni në jetë nga kjo gjë”, tregoi Xumi.
Mirëpo “Panorma” ka zbuluar se kush është vajza që i ka thyer zemrën Xumit. Dhe bëhet fjalë për një vajzë që është disa vite më e madhe dhe që ka një vajzë nga martesa e mëparshme.Miqtë kanë zbuluar se Xumi dhe vajza në fjalë janë njohur nga miq të përbashkët dhe se shumë shpejt shpejt kanë nisur të bashkëjetojnë. Vajza në fjalë është shumë e njohur në Tik Tok, mirëpo marrëdhënie e tyre nuk ka shkuar si duhet dhe lidhja ka marrë fund vetëm disa muaj më pas. Xumi ka treguar se ish partnerja e ka tradhtuar dhe se i ka zbuluar mesazhe në telefon.



