Vajza e re paraqitet në urgjencën e Spitalit: Më kanë rrahur keq

Një 21-vjeçare është paraqitur në spital, e cila ka kërkuar ndihmë mjekësore. Vajza ka deklaruar se është dhunuar me sende të forta mbrëmjen e djeshem nga një person i identifikuar me iniciale K.K.

“Më datë 27.12.2024, rreth orës 23:40, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasja 21 vjeçe, e cila deklaron se tek rruga Gjon Buzuku, është goditur me sende të forta nga një shtetas i identifikuar si K.K”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

Latest articles

Related articles