Enada Hoxha pranon me lot në sy tradhtinë e Gerd Vasos pas 27 vite martesë: Jetoj ende me vjehrrën

Në intervistën e parë dhe të fundit që ajo tha se do flasë për ndarjen nga Gerd Vaso, Enada Hoxha ka pranuar se është tradhtuar nga ish bashkëshorti i saj.

“Rezumeja ime do bëja pyetjen që pse vallë, pse mua. por mendoj ata që janë në pozicionin tim të tërë këtë pyetje bëjnë.

Ndoshta ngaqë unë jam ndër të paktët them unë të njerëzve që luftojnë për të dashur përgjithmonë, duan përjetë, nuk dinë të lëndojnë njerëz, japin dashuri pafund, ndoshta kam gabuar këtu nuk e di nëse është ky gabimi më i madh.

Ata që duan vërtet nuk i japin fund. Unë kam shembull shumë të bukur të prindërve të mi që sot e kësaj dite janë të dashuruar marrëzisht me njëri tjetrin, Unë mendoj që nëse njeërzit duhen vërtet nuk lëndojnë dhe nuk ka ndarje, ndoshta unë kërkoj më shumë se ç’duhet.

27 vite të plota, ka qenë dhe do mbetet njeriu që kam dashur përjetë. Unë s’kam menduar për askënd tjetër përveçse për të. E them me shumë mburrje, se nuk dëgjoj shpesh që njerëz të thonë që e duan deri në marrëzi tjetrin”, tha ajo në Podcastin Zë me Mirën.

E pyetur nëse kjo e tyre është një krizë që mund të tejkalohet, Enada tha: Janë disa gjëra që nuk falen, nuk kapërdihen, me gjithë dashurinë e madhe, por në këtë rast kam respektuar si veten time dhe zgjedhjen e tij.
Për zgjedhjen që Gerdi ka bërë mendoj që nuk mund të mbetesh mik. Nëse do ishte një ndarje për shkak se nuk përputhen karakteret, nuk shkon mirë, edhe mund, nëse ka ndarje për arsye jo të mira, s’ka nevoje të them gjë, shumë vështirë për të qenë mik se lëndimi është shumë i madh.

Jeton vetëm?

Enada: Jo

Jeton me vjehrrën?

Enada: Po

Si quhet?

Enada: Aishe, më ka dashur shumë, ma shpreh cdo ditë dashurinë. Mendoj qe ajo e meriton qe une t’i qendroj ne krah sa ajo te kete jete.

Latest articles

Related articles