Pse ankohen se fajin e ka Tik-Tok ? Piramidën tech e bën për kafe

spot_img
Advertisements

nga Erblin Vulaj

Thanë me vite se do ta kthenin Piramidën në qendrën më të madhe teknologjike në Ballkan. E kthyen në lokale e restorante.

Thanë me vite se do t’i kthenin klasat dhe shkollat në “klasa inteligjente dhe digjitale”. I harruan si “projekt pilot” në ca shkolla t’kryeqytetit.

Thanë me vite se do t’i ndihmonin të rinjtë për sipërmarrje në fushën e teknologjisë dhe informatikës. Ua dhanë grantet familjarëve të tyre edhe për propozime banale si “hapje web-faqesh” apo “marketing online” (lexo këtu hapje faqesh instagrami e facebook-u).

Promovuan zero edukim për teknologjinë dhe ankohen pse tanimë injoranca e keqpërdor atë.

Po t’kishit investuar aty s’do kishte fare nevojë për “Shqipërinë fanar ndroçues në luftën kundër çthurrjes së rinisë nga Tik-Toku”!

spot_img

Latest articles

Related articles