PD dhe PS bashkojnë votat në Bashkinë Kavajë. Miratohet me konsensus buxheti

spot_img
Advertisements

Të gjithë anëtarët e Këshillit Bashkiak miratuan sot unanimisht Buxhetin 2025 të Bashkisë Kavajë!

Lajmi u bë i ditur nga kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosjam.

Sot treguam edhe një herë se kur vjen puna për interesat e qytetarëve të Kavajës, të gjitha palët janë bashkë dhe Kavaja jep gjithmonë një shembull në këtë drejtim! Miratimi unanim i buxhetit të vitit 2025 nga Këshilli Bashkiak është një mesazh i qartë se prioriteti ynë i përbashkët është zhvillimi dhe mirëqenia e qytetit tonë. Ky vendim i hap rrugën buxhetit më të madh të këtyre 34 viteve! Rreth 30 projekteve infrastrukturore në Kavajë, Golem, Synej, Luz i Vogël dhe Helmas si dhe shumë projektë të tjera për modernizim dhe vënien në lëvizje të potencialit tonë turistik dhe jo vetëm!
Mbi të gjitha votëbesimi i Këshilli Bashkiak sot na vë para përgjegjësisë së madhe për të vijuar menjëherë punën për realizimin e buxhetit sipas parashikimeve! Ky është një test i madh për administratën tonë!

Vizioni për të ardhmen dhe zhvillimin e qendrueshëm të Kavajës është më i qartë dhe nuk më mbetet veçse t’i falenderoj të gjithë anëtarët e Këshillit dhe të gjitha palët për kapërcimin ndasive dhe për këtë mbështetje kaq kuptimlotë!

BashkiaKavajë #Buxheti2025

spot_img

Latest articles

Related articles