Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e shënuar ditën e sotme në Tiranë, ku u vendos tritol në një ballkon në katin e 9-të të një pallati.
Më herët policia njoftoi se ngjarja ishte shënuar rreth orës 23:45, në rrugën “Sadik Petrela” në katin e 9-të, në banesën në pronësi të shtetases E.A.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë hapur me forcë derën pasi nuk kishte njëri në banesë dhe kanë konstatuar në ballkonin e kësaj banese, të dëmtuar xhamin dhe vetratën e ballkonit, që dyshohet se janë dëmtuar nga lëndë plasëse.
“Euronews.al”, raporton se lënda plasëse në katin e 9-të, mund të jetë vendosur me dron. Dyshimet janë shtuar edhe më shumë pasi policia ka mësuar se banesa frekuentohej nga Bernard Sinomati, i njohur si i “forti” i Vlorës.
Një emër i njohur nga autoritet shqiptari pasi ka qenë i dënuar për armëmbajtje pa leje si dhe ka qënë i dënuar në Belgjikë.
Bernard Sinomati është xhaxha i Gëzim Sinomatit 27 vjeç, i cili u vra me breshëri plumbash në janar të këtij viti. Ai ishte në banesën e tij ku u qëllua me snajper duke e lënë të vdekur në vend.



