Qeveria ka rishikuar buxhetin e vitit 2024 me akt normativ ku përveç bonusit të pranverës për pensionistët ka përcaktuar edhe shpërblim për një kategori të caktuar punonjësish të administratës.
Është përcaktuar një fond prej 120 milionë lekë për ‘Shpërblim punonjësve mbështetës të administratës publike’. Në këtë kategori do të përfshihen shoferët, sanitaret, punonjësit e arkivit dhe protokollit.