Kreu i Demokratëve Euroatlantikë Lulzim Basha përmes një komunikimi publik ka dënuar aktin e terrorit me 5 viktima e dhjetëra të plagosur në Gjermani.
Lajm tronditës nga sulmi i tmerrshëm në tregun e Krishtlindjeve në #Magdeburg. Mendimet dhe lutjet e mia janë me viktimat dhe familjet e tyre, duke u uruar shërim të plotë të lënduarve. Shqiptarët qëndrojnë pranë popullit dhe autoriteteve gjermane në këto orë tragjike.