Sara Gjordeni tashmë është bërë nënë dhe sapo ka dhënë dhe intervistën e saj të parë teksa ka ndarë me publikun disa detaje të bukura nga prindërimi por dhe nga jeta profesionale.
E ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, Sara ishte prezente nëpërmjet një telefonate ku dhe tregoi sesa shumë po i shijon ditët me Nean e vogël dhe me bashkëshortin e saj, Bardhin.
Ajo thotë se Nea u ka ndryshuar jetën dhe se ditët e para nuk kanë qenë aspak të vështira për të pasi ajo ishte përgatitur për tu bërë nënë nga dëshira që kishte për një familje të madhe. Ish banorja e Big Brother është pyetur dhe në aspektin profesional si dhe për planet e të ardhmes. Sara na ka treguar se nuk do t’i mungojë televizionit për shumë gjatë ndërsa po përgatitet për një program që ajo të ndihet vetvetja plotësisht.
“Në datën 5 Dhjetor lindi Nea dhe unë e Bardhi u bëmë prindër për herë të parë. Ishte dita më e gëzuar e jetës tonë.
Unë kam qenë shumë gati për këtë eksperiencë. Gjithmonë kam lexuar shumë. Gjithmonë jam interesuar. Isha si këto mamat e përgatitura nga hera e parë. Madje mbaj mend mamin tim, kur ndërrova pelenën e parë të Neas, erdhi dhe po shihte dhe më tha ‘ti nuk paske nevojë për ndihmën time’. Nuk jam duke e kaluar keq. Jam duke e shijuar maksimalisht kohën me Nean, me Bardhin, me familjen e Bardhit që ndodhet këtu, me mamin tim. Kemi qenë afër të gjithë dhe Nea na ka gëzuar shumë të gjithëve.
Është diçka konkrete. Hapësira dhe idea më është lënë mua. Kështu që e vetmja kohë që do vazhdoj të qëndroj larg është koha që duhet marrë për të menduar një program, i cili më përshtatet më tepër dhe për të mos bërë nga këto rubrikat 15-20 minuta,” është shprehur Sara Gjordeni.
Tashmë në prag të fillimit të edicionit të ri të Big Brother Vip Albania 4, por Sara akoma është emocionale për atë periudhë. Në lidhje me spektaklin, bukuroshja brune thotë se ajo ka fituar më shumë se çdokush tjetër që ka qenë pjesë e atij reality-shoë, referuar kështu dashurisë së jetës, Bardhi.
“Nuk e di nëse e keni parë që kisha nxjerrë një Instagram Story përpara disa ditësh, që e kishte publikuar edhe njëra nga autoret e programit Big Brother, që Big Brother nuk është vetëm një format. Të ndryshon jetën tënde totalisht, edhe të njëjtën gjë bëri edhe me mua. Unë mendoj që asnjë nga banorët e tjerë nuk ka fituar aq sa kam fituar unë në atë format,” përmbyll Sara.