Humbi jetën nga meningiti, Noela kishte pasion pikturën. Stafi i gjimnazit dedikim drithërues

spot_img
Advertisements

Adoleshentja nga Durrësi që humbi jetën nga meningiti akut një ditë më parë, Noela Caka studionte në gjimnazin “Leonik Tomeo” në qytetin bregdetar. Stafi i shkollës ka shprehur ngushëllimet e tyre në adresën në rrjetet sociale, duke zbuluar se Noela kishte pasion dhe talent në pikturë.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta, të nxënëses tonë Noela Caka, për arsye shëndetësore.
Të gjithë u mblodhën për ti dhene lamtumiren e fundit të mirës ,të dashurës, të qeshurës , piktores tonë Noela.

Eshtë e veshtirë të përshkruhet dhimbja qe ndjejmë të gjithë. Ky ishte një lajm i pabesueshëm .

Nuk është e lehtë të gjenden fjalët kur zemra është e renduar nga humbja.Noela, do të na mungosh pafundësisht por do të jesh gjithmonë në zemrat tona.

Qofte shpirti yt ne paqe!

Ngushëllime familjarëve!”, shkruhet në postimin e shkollës “Leonik Tomeo”

spot_img

Latest articles

Related articles