Shmangën mbi 53 mln lekë tatime, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq biznesin

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen e 2benet Holdin” shpk dhe administratoren Genta Përleka. Ajo është nën akuzën “fshehje të të ardhurave” dhe “mospagim të taksave e tatimeve”.

Sipas Prokurorisë shoqëria Benet Holdind shpk nëpërmjet mosdeklarimit të të dhënave me qëllim fitimi ka shmangur detyrimet tatimore në vlerën mbi 53 milionë.

“Nga hetimet rezultoi se shoqëria Benet Holding shpk, me administratore shtetasen G.P., nëpërmjet mosdorëzimit të dokumenteve ose mosdeklarimit të të dhënave të nevojshme, sipas legjislacionit në fuqi si dhe duke dorëzuar dokumente apo deklarata të rreme, me qëllim fitimin material, për vete apo për të tjerët, përmes përllogaritjes së pasaktë të shumës së tatimit, taksës, kanë mundur të shmangin detyrimet në organin tatimor në vlerën totale 53.891.336 lekë.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, provoi se personi nën hetim G.P., ka kryer shitje të padeklaruara, me qëllim për t’iu shmangur pagimit të TVSH-së, pasi Benet Holding shpk nuk i plotësonte kriteret e vendosura nga ligjit për TVSH për të kryer shitje pa TVSH, etj. Ky fakt u vërtetua nga Raporti Kontrollit Përfundimtar sjellë nga Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë.”, thuhet në njoftim.

Latest articles

Related articles