Serbia urdhëron sulme terroriste në veri të Kosovës

Në veri të Kosovës vazhdojnë sulmet e kriminelëve të Serbisë, pas sulmit ndaj stacionit policor dhe godinës së Komunës në Zveçan,
sonte ata kanë kryer sulm terrorist në Zubin Potok, ndaj ujësjellësit duke lënë pa ujë të pishëm banorët e Mitrovicës.
Menjëherë ka ardhur reagimi i Ambasadës Amerikane në Kosovë, që ka dënuar sulmet e njëpasnjëshme të 3 ditëve të fundit dhe mbështesin qeverinë e Kosovës për tu përballur me këto akte kriminale.

Më herët Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas shpërthimit që ka ndodhur sonte në kanalet e Ibër-Lepencit.

Ajo ka thënë se bandat kriminale serbe do të humbasin sërish në “në përpjekjet e tyre qyqare për të sulmuar infrastrukturën jetike të Republikës sonë nëpërmjet akteve terroriste”

“Bandat kriminale serbe kanë humbur në çdo betejë me institucionet e Kosovës. Do të humbin sërish, në përpjekjet e tyre qyqare për të sulmuar infrastrukturën jetike të Republikës sonë nëpërmjet akteve terroriste. Mbrojtja e kushtetutshmërisë e ligjshmërisë në çdo cep të vendit dhe lufta e pa kompromis ndaj këtyre elementeve kriminale janë jetike”, tha Osmani.

“I ftoj qytetarët të vazhdojnë të tregojnë qetësi e maturi derisa institucionet tona po merren me hetimin e rastit dhe sanimin e dëmit me profesionalizmin më të lartë. Përveç institucioneve tona, partnerët tanë ndërkombëtar të sigurisë menjëherë kanë ofruar ndihmën e tyre edhe për skanimin e dëmit të shkaktuar dhe për furnizim me ujë e po ashtu për hetim të këtij akti kundër shtetit e qytetarëve tanë”, ka thënë ajo.

Latest articles

Related articles