Altin Goxhaj: Në 2035 do mbeten vetëm 900 mijë shqiptarë

Avokati Altin Goxhaj deklaroi në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus nën moderimin e Pranvera Borakajt, se vendi ynë po shpopullohet.

Sipas avokatit, në vitin 2035, pra për 11 vite në Shqipëri do të mbeten vetëm 900 mijë shqiptarë dhe më shumë se gjysma do të jenë pensionistë.

Goxhaj shtoi se shqiptarët janë p*rdhunuar për më shumë se 30 vjet nga klasa politike dhe tani janë dorëzuar.

Pjesë nga biseda:

Altin Goxhaj: Diku nga 2035, me këto ritme po vazhdoi, këtu do jenë rreth 900 mijë persona, ku 600 mijë do jenë pensionistë.

Pranvera Borakaj: Në çfarë viti?

Altin Goxhaj: Në 2035. 600 mijë pensionistë në 900 mijë persona gjithsej që do ketë ky vend. Ky vend po mer goditjen më të madhe që mund të ketë marrë ndonjë vend në botë në historinë e njerëzimit, në një periudhë kaq të shkurtër. Përgjegjësia e shqiptarit duhet marrë në një mënyrë shumë të ekuilibruar si faj, sepse është gjynah të quash fajtore një vajzë shqiptare që rrëmbehet në vitet ’90, çohet në Itali, futet në një apartament, përdhunohet nga të gjithë personat që janë aty, futet në vaskë me ujë të ftohtë dhe pas 10 ditësh shkon vetë në semafor. Ajo është dorëzuar. A është kjo një fajtore? Këta janë shqiptarët e 34 vjetëve. Janë përdhunuar sistematikisht  nga kjo klasë politike dhe në një moment të caktuar ata janë dorëzuar.

Sipas tij po hidhen miliona euro për të tjetërsuar historinë e vendit tonë pas mesjetës.

Priftërinjtë shqiptarë konvertuan serbët në të krishtëre, drejt Europës jo drejt bizantit. Historia është kaq ndryshe që na kanë treguar, na kanë mashtruar. Rama ka paguar miliona euro për të rishkruar historinë e Shqipërisë nga mesjeta e këtej, se nuk ekziston para mesjetës. Por me kë e bën, Rama s’di të lexojë një faqe, lodhet te faqja e dytë. Rama e bën me një Akademi kuislinge antishqiptare, me kryetar ministrin e Komunizmit Skënder Gjinushi. Po ta shohësh është një menaxhim i jashtëzakonshëm, dhe kjo është beteja jonë e vërtetë në 2025, për një fole shqipe që është mbushur me zogjtë e qyqes Soros”, tha Goxhaj.

Latest articles

Related articles