Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, ka pranuar me krenari rrënjët e tij arbëreshe nga Barletta e Pulias, përpara ambasadorit shqiptar në Canberra dhe komunitetit shqiptaro-australian.
“Diku në të kaluarën time, pa dyshim që kam një lidhje shumë të drejtpërdrejtë me Shqipërinë. Barletta ndahet vetëm nga uji me Shqipërinë”, tha Albanwese.
Ai është djali i një marinari, Carlo Albanese nga jugu i Italisë, por me një nënë australiane (me origjinë irlandeze).