Krerët e Maqedonisë së Veriut në pritjen për festat e Nëntorit shqiptar në Shkup

spot_img
Advertisements

Krerët e shtetit të Maqedonisë së Veriut kanë marrë pjesë në pritjen e ambasadorit të Shqipërisë Denion Mejdani për nderë të festës së pavarësisë së Shqipërisë. Në pranim ka marrë pjesë edhe presidentja Gordana Siljanovska, kryetari i Lëvizjes Demokratike dhe Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, Kreu i Parlamentit Afrim Gashi, etj.

Në pritjen që organizoi Ambasada e Shqipërisë në RMV me rastin e 112-vjetorit të Pavarësisë dhe 80-vjetorit të Çlirimit, ambasadori Denion Meidani tha se Pavarësia dhe Çlirimi – janë themelet e identitetit dhe krenarisë sonë kombëtare.

DENION MEIDANI, AMBASADOR I SHQIPËRISË NË RMV

“Pavarësia dhe Çlirimi – janë themelet e identitetit dhe krenarisë sonë kombëtare. Ato simbolizojnë më shumë se veç fitore historike; ato përfaqësojnë fuqinë e një populli që kurrë nuk është dorëzuar përballë sfidave. Kombi shqiptar ka provuar se forca e tij nuk qëndron në numra, por në shpirtin e pathyeshëm, në dashurinë për lirinë dhe në përkushtimin ndaj vlerave universale të paqes dhe drejtësisë”.

Ai tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë shembuj të gjallë të asaj që mund të arrihet kur ndjekim dialogun mbi ndasitë, ndërtimin e urave dhe jo greminat e përçarjeve. Ambasadori Meidani theksoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk janë vetëm marrëdhënie diplomatike, por siç tha ai, ato janë ura që lidhen përmes respektit të ndërsjellë dhe aspiratave të përbashkëta për paqe, stabilitet, zhvillim, dhe bashkëpunimit të gjithanshëm.

spot_img

Latest articles

Related articles