Sipas dosjes së SPAK, në shënjestër të gjyqtares Pajtime Fetahu për t’u hakmarrë ishte edhe avokati Arben Llogazi, të cilin gjyqtarja e shihte si rrezik të madhe si personin kyç që i jepte informacion gazetarit Saimir Kodra për aferat e saj.
Gjatë komunikimeve me Marjus Lulajn, pjesë e grupit të Suel Çelës, bashkë me Endri dhe Klejdi Çopja, Pajtime Fetahu thotë që të kenë parasysh edhe avokatin, Arben Llangozi.
Grupi kriminal i përgjigjet se avokat Llangozi do të përfundonë si avokati Ravik Gurra, i cili u ekzekutua në vitin 2019 në mes të Elbasanit.
Pra, krahas Saimir Kodra, në shenjestër të gjyqtares dhe grupit kriminal të Suel Çelës ishte edhe avokati Arben Llangozi.