nga Prof. Tualanda Jupi
E vendosur të shikoj drejt së ardhmes, duke reflektuar mbi të shkuarën.
E vendosur dhe e bindur se çdo mundim, përballje apo sfidë e përjetuar me pasion, përkushtim, e udhëhequr nga e drejta dhe e vërteta, është një udhëtim që ia vlen. Suksesi është vetëm një moment i përkohshëm, një themel mbi të cilin ndërtohet hapi i radhës.
E vendosur të qëndroj fort, të jem vetja në një shoqëri që vazhdimisht përpiqet të na ndryshojë, të na sprovojë karakterin, besimin dhe bindjet, duke na sfiduar me imponim.
E vendosur në një përpjekje të vazhdueshme për të motivuar, mbështetur dhe frymëzuar bashkëpuntorët, kolegët, miqtë, studentët dhe këdo me të cilët kryqëzohen rrugët e jetës sime.
E vendosur dhe me besimin në Zot, për të lënë gjurmën time të mirë.