Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, në një intervistë për emisionin 3D në Radio Televizionin Shqiptar foli për punën e SPAK-ut, goditjen e krimit, arrestimin e disa nga figurave politike, sulmet e tyre dhe ndikimin e SHBA-ve në drejtësi.
Dumani theksoi se SPAK ka goditur organizata kriminale që më parë as mendohej të prekeshin.
“Sa i takon krimit të organizuar ka treguar në këto vite se në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë të ushtrojë ndjekjen penale ndaj grupeve të strukturuara kriminale dhe organizatave kriminale që më parë as që mendohej të prekeshin por sot është realitet”, tha Dumani.
Dumani e cilësoi veten dhe prokurorët imunë ndaj sulmet politike dhe ta maturuar për t’i përballuar.
“E kisha marrë parasysh por nuk e kisha në konsideratë kaq shumë shkallën. Politika sa kohë që ngelet në kuadrin e retorikës nuk më shqetëson. Prokurorët kanë maturinë e duhur për të përballuar sulmet politike duhet të jemi të vëmendshëm kur politika merr masa ligjore. Sa i takon retorikës politike indiferent. Sa i takon kërcënimeve nga krimi I organizuar jemi të shqetësuar. Kanë qenë të shumta rastet kur janë kërcënuar”-tha Dumani.
Akuzat për pasurinë dhe sulmet nga Berisha e Meta
Dumani theksoi se çdo pasuri e tija është e verifikuar dhe nuk fsheh asgjë pasi është produkt e punës 25-vjeçare e tij dhe e familjes së tij.
“Berishës nuk i jap përgjigje por i jap publikut, taksa paguese shqiptarë. Çdo pasuri e imja është e verifikuar ne detaj në një proces hetimi administrativ rigoroz nga institucionet e vetingut. Nuk kam asgjë për të fshehur. E kam të deklaruar çdo të ardhur të jetës. Çdo gjë është produkt i punës 25 vjecare të familjes time. Një kredi është marrë në 2006 me të cilën kam blerë një nga pronat e mia në kohën kur ka qenë Berisha.
Pasuritë i kam patjetër. Ato janë të deklaruara. Dy janë para vitit 2013, 1 pas vitit 2013. Mua më njohin shumë mirë. Kurrë, kurrë në jetën time nuk kam pranuar jo përfitim të parregullt, jo rryshfet por qoftë dhe një dhuratë që tejkalon shumën prej 100 dollarë që është detyrim ligjor. E kam bërë pakt me veten e familjen time. Unë e dua punën time. E bëj me mish e shpirt.‘ tha Dumani.
Kreu i SPAK, thotë se nuk i ka ndjekur sulmet e panumërta të publikuara në media nga kreu i PD-së Berisha dhe ai i PL-së Ilir Meta.
Ai nënvizoi se ngarkesa që ka në punë e bën thuajse të pamundur që të ndjekë deklaratat politike kundër tij dhe punës që ai kryen.
“Realisht është hera e parë që dëgjoj. Info kam marrë. Vetë për shkak të kohës së kufizuar nuk kam kohë t’i ndjek deklarimet politike. Marr info nga stafi. Sidomos për kritikat reflektive.
Jemi të vëmendshëm për denoncimet korruptive. Hera e parë që i dëgjoj. Qëndrimi im është indiferent. Jam prokuror i SPAK.
Çdo ditë të jetës sime, në këtë detyrë, vetëm jam kujdesur të zbatoj ligjin. Do vazhdoj kështu sa të kem frymë. Sulmet politike i përballoj. Jam shumë i ftohtë. Nuk kam emocion”, tha Dumani.
Ndikimi i SHBA-ve
Sipas Dumanit, ai bashkëpunon me agjencitë e SHBA-ve që prej vitit 2003 dhe ka konstatuar se SHBA është e interesuar më shumë për të ndërtuar institucione të shëndosha dhe jo te individët.
“E kam dëgjuar edhe këtë që mbështetet Altin Dumani. Kam një përvojë shumëvjeçare me agjencitë e SHBA-ve, me OPDAT, ICITAP, DEA-n dhe FBI që në vitin 2003. Jam zgjedhur anëtar i task-forcës së parë kundër krimit të organizuar që u krijua.
Kam konstatuar se SHBA-të janë të interesuara për të ndërtuar institucione të shëndosha demokratike sesa për individë të veçantë. Në këtë përvojë timen shumëvjeçare nuk ka pasur asnjë edhe një rast të vetëm që përfaqësuesit e Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ndërhyjnë hetimet tona, të drejtojnë apo orientojnë hetimet tona”, vuri në dukje Dumani.
Ai shpjegoi gjithashtu edhye bashkëpunimin e gjerë dhe ndihmën që kanë dhënë agjencitë amerikane për Strukturën e Posaçme.
“SPAK ka një bashkëpunim shumë të mirë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me misionet e OPDAT, ICITAP, DEA-n dhe me FBI-në. Ata kanë kontribuar në rritjen e institucionit në bërjen funksionale të institucionit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes këtyre misionevë që unë thashë, kanë qenë prezent që në momentin që është dizajnuar SPAK-u në ligj. Më tej kanë qenë prezent në përzgjedhjen e prokurorëve të Prokurorisë Posaçme, në përzgjedhjen e hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, në përzgjedhjen e drejtuesve të Prokurorisë së Posaçme.
Na kanë mbështetur me trajnime, ne dhe hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Na kanë mbështetur me mjete teknike, me infrastrukturë, me qëllim që të krijohen kushtet për ushtrimin e funksioneve tona. Kemi prezencë të FBI-së në zyrat tona, na është premtuar se edhe DEA do hapë në Tiranë. Ne kemi hetime të përbashkëta me SHBA-në, me FBI-në dhe me DEA-n. Hetime të përbashkëta ku cenohen interesat e dy shteteve tona. Dua t’i falënderoj SHBA-në, përfaqësuesit e OPDAT, ICITAP, DEA-n dhe FBI për mundësinë që na kanë dhënë që të kemi kontakte me agjenci të ndryshme të zbatimit të ligjit në Europë por sidomos në Amerikën Latine”, tha Dumani.
Objektivat dhe rezultatet
Kreu i SPAK-ut, deklaroi jo vetëm fushat me përparësi të hetimit që po ndjek institucioni që ai drejton, por se përballja me korrupsionin dhe krimin e organizuar ka bërë që të sekuestrohen deri tani 150 milionë euro pasuri të vëna nëpërmjet korrupsionit dhe krimit.
“Tre janë përparësitë e SPAK-ut: lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizimit. Momentalisht jemi fokusuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. SPAK deri tani ka dëshmuar se është në gjendje të ushtrojë ndjekjen penale ndaj çdo subjekti, pavarësisht pozitës së tij. Sado iu lartë që ketë qenë apo është ai.
Ne këtë po e bëjmë me prova dita- ditës. Kemi ushtruar hetime në disa nivele të larta, të mesëm, si dhe funksionarë të ndryshëm në nivel lokal dhe qendror. Lidhur me krimin e organizuar, që më parë as mendoheshin se do hetoheshin, kemi një bilanc ku janë sekuestruar 150 milionë euro asete, një shumë kjo e madhe. SPAK-u ka goditur thellë kulturën e pa ndëshkueshmërisë”, theksoi Dumani.