Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Maliq në afërsi të fshatit, Pendavinj.
Sipas informacioneve nga policia në aksident janë përfshirë një mjet dhe një furgon mallrash e për pasojë janë plagosur 7 persona.
1 prej tyre është në gjendje të rëndë ndërsa 6 të tjerët kanë marrë lëndime të lehta.
Të plagosurit janë drejtues dhe pasagjerë në të dyja mjetet.
Policia ndërkohë po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit



