VIDEO: Testi i parë për Armando Brojën, trajneri i Everton sheh potencialin e sulmuesit në ndeshje

spot_img
Advertisements

Armando Broja ka lënë plotësisht prapa dëmtimin, që e mbante larg fushës së blertë këtë sezon.

Është Everton që tregon për rikthimin e sulmuesit të Kombëtares, i cili po punon më shumë gjatë kësaj kohe ku luajnë vetëm kombëtaret.

Trajneri i Everton, Shon Dajç, ka parë Brojën të luajë në testin miqësor brenda skuadrës. Sinjalet ishin të mira, ndërsa tashmë do të jetë në dorën e tij për t’i dhënë minuta.

Siç raportohet nga Anglia debutimi për Brojën pritet të vijë më shpejt sa ishte e menduar. Kështu ky muaj nëntor mund të jetë me fat për sulmuesin shqiptar.

23-vjeçari në huazim tek Evertoni nga klubi i Çelsit deri në fund të sezonit.

spot_img

Latest articles

Related articles