Ina Zhupa është shfaqur e traumatizuar në Kuvend, pas debatit që pati me Ilir Beqajn në Komisionin për sterilizimin.
“Cfarë kushtesh i keni krijuar që i duken kushtet e Kuvendit ç’njerëzore dhe burgu parajsë?
Na këcënonte mbylle gojën. Qepe ti! Ta tregoj unë, kush je ti?
E ne të vijojmë normalisht pasi nuk kemi siguri dhe ju ju komandon Ilir Beqaj”, tha Ina Zhupa.
“Zonja kryetare ju sot nuk keni moral të bëni këtë seancë plenare, të mbyllni atë komisionin hetimor.
Duhet të kërkoni vënien menjëherë vënien para përgjegjegjësi së policëve të burgjeve. Polici i burgjeve tha nuk kam ku ta çoj, s’kemi mjete. Ne ishim në mëshirë të hajdutit 2 metra.
Unë kam telefonuar komandantin e Gardës për të sjellë një gardist atje dhe erdhi pasi ishte bërë sherri dhe ishim kërcënuar.
Ne përfaqësojmë interesin publik, ne jemi legjitimë. Ne jemi opozita e këtij vendi dhe do të hetojmë doni apo s’doni ju.
Ne nuk na kërcënon dot Edi Rama, jo më Ilir Beqaj. Nuk bëjmë asnjë hap pas. Ju bëni çfarë të doni. Do na keni përballë dhe në betejë”, tha më tej Zhupa.