Prokurori Dritan Nushi ka përfunduar shqyrtimin e episodit të dhunës në Oborrin Mbretëror dhe ka kërkuar këtë të mërkurë shpalljen fajtorë të Princ Lekës, Elia Zaharisë dhe të babait të saj dhe që dënimi i të treve të konvertohet në ‘shërbim prove’.
Sipas prokurorit Nushi, Princ Leka akuzohet për dy episode dhune, një ndaj Elias dhe një ndaj babait të saj. Të tre personat, të cilët akuzohen për “dhunë në familje”, u gjykuan me procedurën e gjykimit të shkurtuar, ndërsa seanca për shpalljen është në 13 dhjetor ku vendimi do jepet nga gjyqtarja Migena Laska.
E gjithë ajo çfarë ndodhi brenda pallatit mbretëror në 5 mars pasdite u bë publik përmes një video virale në rrjetet sociale. Ndërkohë, më 25 prill Gjykata e Tiranës vendosi zgjidhjen e kurorës martesore mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë, ku vetë Leka Zogu pranoi që vajza 3-vjeçare të lihet nën kujdesin e nënës së saj.