Basha flet për takimin me Trump: Autokratët e Ballkanit do të zhgënjehen

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, në emisionin “Bardh a Zi” u pyet për foton e para disa viteve me Donald Trump, i cili u shpreh se është bërë gjatë një aktiviteti politik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai më tej foli edhe për deklaratat e politikanëve që duan ta shfaqin fitoren e Trump si mbështetje për ta. Basha tha se këto janë megallomanitë e ballkanasve që të davarisin mbështetësit e tyre.

Pjesë nga intervista:

Lulzim Basha: Trump e kam takuar gjatë një aktiviteti politik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i cili kishte të bënte, nëse nuk gabohem atëherë me iniciativat e tij të punësimit. Dhe ka qenë një mbivendosje e pjesës më të rëndësishme të programit tonë politik, punësimi dhe politikat e punësimit.

Pyetje: Tani që fitoi Trump, e shikon që ke një siguri pak më të madhe, se po vijnë zgjedhjet tona në 2025-ën.

Lulzim Basha: Këto janë megallomanitë e ballkanasve, politikanëve ballkanik, të cilët siç i pamë përpiqen edhe t’i davarisin dhe pa u bërë akoma presidentë. Politika amerikane është e sukseshme në misionin e saj kryesor të stabilitetit global, misioni numër një, dhe të mbrojtjes së hapësirës të lirisë dhe demokracisë perëndimore që është misioni dy. Që është hapësira e NATO-s, plus disa vende të tjera që janë jashtë hapësirës euroatlantike, si përshembull Japonia apo Australia, është kaq e sukseshme sepse nuk bazohet në mitomanitë e preferencave personale, siç përpiqet t’i thotë autokrati i ditës nga Tirana apo Beogradi.

Latest articles

Related articles