Një aksident i rëndë ka ndodhur në Jonufër, ku një furgon i markës Benz është përplasur me një automjet tip Golf. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i Golfit dhe pasagjeri kanë mbetur të plagosur, ndërsa pasagjeri ka mbetur i bllokuar brenda mjetit.
Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, pasagjeri ka pasur nevojë për ndërhyrjen e kalimtarëve dhe forcave të policisë për ta nxjerrë nga automjeti. Rruga ka qenë e bllokuar për disa minuta, duke shkaktuar kaos në zonë.
Të dy të plagosurit janë transportuar menjëherë në spitalin e Vlorës për trajtim mjekësor. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.