Atentati në Dobraç të Shkodrës, shkon në 4 numri i viktimave

spot_img
Advertisements

Bashkim Basha, 67 vjeç, ka ndërruar jetë në spital pas plagosjes së tij nga një atentat në Dobraç të Shkodrës.Bashkim Basha po udhëtonte me gruan Flutura Basha me motorr kur automjeti qe drejtohet nga Hamza Lici i përplasi. Lici po tentonte t’i shmangej breshërisë së plumbave të kallashnikovit që po derdhedhin mbi makinën e tij. Lici mbeti i vrarë në vend, ndërsa nga aksidenti ndërroi jetë dhe Flutura Basha.

Në vijim të informacionit të dhënë më 30.10.2024, për ngjarjen e ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, ju informojmë se ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër edhe shtetasi B.B., 67 vjeç, drejtuesi i motomjetit që u përplas nga automjeti i shtetasve H. L dhe A. B, të cilët humbën jetën si pasojë e plagëve nga të shtënat me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon intensivisht hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

spot_img

Latest articles

Related articles