I vihet zjarri 2 makinave të oficerit të Krimeve. Shkodra e pasigurtë

spot_img
Advertisements

Në orët e para të mëngjesit janë djegur dy makina në lagjen “kongresi i Përmetit”, në Shkodër.

Zjarri ka rënë në dy makinat tip “Benz ML” dhe “Kiron Ssanyong” në pronësi të Sabaudin Hoxhës dhe si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Bëhet e ditur se automjetet, që u dogjën gjatë natës, ishin në përdorim nga agjenti i krimeve në policinë e Shkodrës, Ergys Lohja. Ky i fundit është bashkëshorti i vajzës së Sabaudin Hoxhës.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Latest articles

Related articles