Berisha thërret protestë kundër arrestimit të Ilir Metës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka quajtur arrestimin e dhunshëm dhe të paprecedent të kreut të PL-së, Ilir Meta, një akt burracak të kryeministrit Edi Rama.

“Arrestimi i Metës, akt burracak i Ramës, dëshmoi se në shpirtin e tij nuk ka asnjë dallim nga i ati xhelat që vari Havzi Nelën”- tha Berisha gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së.

Berisha u shpreh se Rama i ka shpallur luftë opozitës dhe reagimi do të jetë i menjëhershëm me çdo çmim.

Berisha ka caktuar datën 29 tetor për protestë të opozitës për të paralizuar sipas tij qeverinë.

Latest articles

Related articles