Policia njofton popullin për suksesin: vendosëm 23 mijë gjoba në 7 ditë! Arrestuam 39 shoferë

spot_img
Advertisements

Janë evidentuar nëpërmjet radarëve dhe poliskanëve, 1456 drejtues automjetesh të cilët qarkullonin me shpejtësi 40 deri në 100 km në orë mbi normën e lejuar.
Drejtuesit e automjeteve janë ndëshkuar me dyfishin e masës administrative maksimale dhe zbritje 3 deri në 8 pikë nga Leja e Drejtimit.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë vendosur 23,414 masa administrative, nga këto:

  • 5678 për shpejtësi tej normave të lejuara, me sanksione plotësuese.
  • 1123 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
  • 1235 për mospërdorim të rripit të sigurimit;
  • 2134 për parakalime të gabuara;
  • 215 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
  • 98 për manovra të rrezikshme në rrugë;
  • 267 për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit;
  • 2789 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Për javën në vijim, Policia Rrugore ka marrë një sërë masash shtesë në kuadër të fillimit të vitit të ri shkollor.

spot_img

Latest articles

Related articles