Kina zbulon planin për shkencën kozmike. Ja çfarë do të bëjnë në vitet e ardhshme

Zhvillimi i shkencës hapësinore, Kina njofton programin me tre faza 2027-2050

Kina njoftoi për një program të ri kombëtar për zhvillimin afatmesëm dhe afatgjatë të shkencës hapësinore, i cili do të udhëheqë planifikimin e misioneve të kërkimit dhe eksplorimit hapësinor nga viti 2024 deri në 2050. Programi përcakton objektivat e zhvillimit të shkencës hapësinore, duke përfshirë 17 fusha me përparësi në pesë tema shkencore kryesore, teksa Kina gjendet në një fazë zhvillimi të përshpejtuar të shkencës hapësinore, duke arritur vitet e fundit misionet e suksesshme të fizikës së lëndës së errët, kuantike dhe hapësinore.

Pesë temat shkencore kryesore përfshijnë universin ekstrem, valëzimet hapësirë-kohë, pamjen panoramike Diell-Tokë, planetet e banueshme dhe shkencat biologjike e fizike në hapësirë.

Në fazën e parë, deri në vitin 2027, Kina do të përqëndrohet në vënien në funksionim të stacionit të saj hapësinor.

Gjatë kësaj periudhe do të miratohen gjithashtu pesë deri në tetë misione satelitore. Në fazën e dytë nga viti 2028 deri më 2035, Pekini ka në plan të zbatojë projektin e eksplorimit hënor me ekuipazh dhe do të ndërtojë stacionin ndërkombëtar të kërkimeve hënore e të kryejë 15 misione satelitore.

Faza e tretë, nga 2036 deri në 2050, do të shohë nisjen e mbi 30 misioneve shkencore hapësinore, me synim ngritjen në një nivel të avancuar global në fusha kyçe.

Gjatë viteve të fundit, qeveria kineze i ka kushtuar gjithë e më shumë rëndësi përdorimit të plotë të rolit vendimtar të teknologjisë hapësinore në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik e shoqëror të botës.

Latest articles

Related articles