Bie pëlqyeshmëria për Edi Ramën, Ilir Meta më i urryeri nga shqiptarët!

Gjatë periudhës 22 Shtator deri në 02 Tetor 2024 Datacentrum dhe Barometri në Euronews Albania ka pyetur ballë për ballë 1000 qytetarë në gjithë Shqipërinë lidhur me pëlqyeshmërinë e liderëve kryesorë politikë në vend dhe liderët e partive të reja.

Të pyetur nga Barometri Euronews – Albania lidhur me mendimin pozitiv apo negativ për Kryeministrin e vendit Edi Rama, 45.9% e qytetarëve kanë mendim pozitiv, ndërsa 50.1% e tyre kanë mendim negativ për të.

Mendimi pozitiv për Edi Ramën krahasuar me muajin Mars 2024, ka një rënie prej 9.6%, ndërkohë që mendimi negativ për të krahasuar sërisht me Mars 2024 është rritur me 7.7%.

Ndërsa për mendimin negativ, renditjen e liderëve e kryeson Ilir Meta me 84.6%

Latest articles

Related articles