Kasaphanë në rrugët e Levanit, makina ia mori përpara 40 krerë bagëti, çobani mes dhimbjes: 10 milionë lekë dëm

Një aksident i rëndë u shënua këtë të diel në aksin Levan-Qarr. Ku tre automjete u përplasën me njëra-tjetrën dhe më pas njëra prej tyre mori përpara dhjetëra krerë bagëti.

Çobani i tyre në një deklaratë të shkurtër ka bërë me dije se ishin dy mjete me shpejtësi ë po parakalonin njëra-tjetrën.

Ndonëse ai pohoi se u doli para që të ndalonin, ato vijuan rrugën duke marrë para 40 krerë dhen.

“Po fusja bagëtinë brenda portës. Po vinin dy makina, u dola para t’i ndaloja, nuk ndalonin, po parakalonin njëra-tjetrën, u shmanga mos më vrisnin mua dhe më përplasën delet. Më kanë vrarë 40 krerë deri tani. Llogariten rreth 10 milionë lekë dëm. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6″, shprehet ai.

Rreth orës 18:40, në aksin rrugor “Levan-Qarr”, automjeti me drejtues shtetasin L. Dh., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., dhe me automjetin me drejtues shtetasin B. S.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasit L.Dh., dhe 3 pasagjerë të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu nga përplasja e automjeteve në rrugë janë dëmtuar bagëtitë e imta të shtetasit N. M.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Latest articles

Related articles