Gjykata e Tiranës rikthen në detyrë dekanen, Dorina Hoxha! REKTORI patronazhist shkeli ligjin

spot_img
Advertisements

Gjykata Administrative e Tiranës, këtë të mërkurë ka rikthyer në detyrë Dekanen e Fakultetit të Drejtësisë, Dorina Hoxha, duke shfuqizuar aktin e rektorit Artan Hoxha.

Sipas burimeve mediatike, gjykata urdhëroi kthimin në detyrë të dekanes dhe deklaroi se ky vendim hyn në fuqi menjëherë, duke i dhjënë të drejtë dekanes të rikthehe në detyrë që ditën e sotme në krye të Fakultetit të Drejtësisë.

Dekania Dorina Hoxha u pezullua nga detyra më 20 maj, me urdhër të rektorit Artan Hoxha, duke argumentuar se Fakulteti i Drejtësisë ka kompetenca në zgjedhjen e kandidaturave të KLGJ-së.

Për këtë arsye, ai pretendoi se mbajtja e postit të dekaneve gjatë garës krijonte konflikt interesi dhe cenonte paanshmërinë e procesit.

spot_img

Latest articles

Related articles